Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para pak orësh në Pejë. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. “Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe […]
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë.
Tutje Policia shton se personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor.
Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.












