Vazhdon shpërfillja e gjuhës shqipe në Maqedoninë Veriore

Vazhdon shpërfillja e gjuhës shqipe në Maqedoninë Veriore

Për dallim nga tabela që pret vizitorët nga Kosova në hyrje të Shkupit dhe e cila është në tre gjuhë, vizitorët nga Kumanova i pret kjo tabelë e njëjtë, por me një ndryshim shumë të rëndësishëm. Kjo tabelë është vetëm në dy gjuhë, mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në […]

Alsat iu drejtuar Qytetit të Shkupit për të marrë përgjigje se përse në dy tabela digjitale të njëjta, të vendosura për të njëjtë qëllim, mirëseardhja në njërën prej tyre nuk urohet edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase dhe angleze. Nga ky institucion gabimin e justifikojnë si lëshim.

Bëhet fjalë për lëshim. Qyteti i Shkupit e respekton dygjuhësinë dhe sapo të verifikohet vërtetësia e informacionit, në afat sa më të shkurtër do të bëhet edhe korrigjimi-arsyetohen nga Qyteti i Shkupit. Ndërkohë pas kronikës së transmetuar në Alsat për tabelën e vjetër, por me gabime, tek objekti i Brigadës së Zjarrfikësve, nga Qytet i Shkupit thonë se e njëjta do të zëvendësohet me të re. Megjithatë nuk japin detaje nëse emërimi në hyrje të godinës, i vendosur së fundmi vetëm në gjuhën maqedonase, do të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

Vendosja e tabelave në institucione dhe në rrugë me gabime, apo vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe dhe më pas korrigjimi i tyre, po përsëritet tashmë disa herë. Puna e bërë dy herë, paguhet dy herë. Ndërrimi dhe korrigjimi i disa tabelave pasi të njëjtat herën e parë kanë qenë me gabime, merr kosto shtesë, pavarësisht se sa e ulët është ajo.

Përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e drejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë Agjencia dhe Inspektorati. E para me drejtor dhe objekt, por ende e pa ekipuar. Ndërsa, Inspektorati ende i pa themeluar, ose më saktë propozim-ligji që duhet të përpilohet nga Ministria e Drejtësisë ende nuk është askund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?