Ushtria e Kosovës dështon ta kap ariun zullumqar të Prizrenit

Ushtria e Kosovës dështon ta kap ariun zullumqar të Prizrenit

Që nga e dita e diel kur Ushtria e Kosovës “i shpalli luftë” Ariut të Murrmë” të Prizrenit, nuk ka ndonjë rezultat pozitiv për kapjen e tij. Përveç analizës së situatës që i është bërë lokacionit ku është duke qëndruar ariu, Ushtria e Kosovës nuk ka marr ndonjë veprim më tutje për kapjen e ariut, […]

Përveç analizës së situatës që i është bërë lokacionit ku është duke qëndruar ariu, Ushtria e Kosovës nuk ka marr ndonjë veprim më tutje për kapjen e ariut, shkruan Insajderi.

Remzije Zeqiraj, nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun ka thënë se nuk ka ndonjë zhvillim deri më tani.

“Nuk ka ndonjë zhvillim tutje. Të dielën me datën 5, FSK bashkë me agjencionet tjera dhe Komunën e Prizrenit e kanë vlerësuar situatën e kanë kqyr terrenin atje ku është paraqit, është lajmëruar dhe ku i ka bërë damet e tjera tjera, por ende nuk ka ndonjë veprim tjetër pos atij vlerësimi të situatës”, ka thënë Zeqiraj për Insajderin.

“Do të thotë në bashkëpunim me agjencionet tjera kanë vlerësuar gjendjen në terren atje por nuk ka ndonjë veprim shtesë, ndonjë operacion që është ndërmarr lidhur me këtë fenomen”, ka shtuar Zeqiraj.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar të dielën se kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske të komunës së Prizenit, pas sulmeve të ariut të murrmë në këtë fshat.

“Gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është konkluduar që zgjidhja më e mirë për të tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për Ariun e Murrmë”, thuhej në njoftim.

Ndërsa Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit kishte emëruar një komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre nga rreziku nga ariu i murrmë.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?