Ushtari britanik provoi ta mbronte, elefanti e vret

Një ushtar britanik është vrarë nga një elefant në Malaui. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Mathew Talbot, i batalionit të parë të rojeve Coldtream, u vra gjatë të dielës derisa ishte në operacion “kundër gjuetisë” në lindje të shtetit afrikan. Sekretari i Mbrojtjes Penny Mordaunt tha: “Isha thellësisht i shqetësuar të dëgjoja për vdekjen […]
Një ushtar britanik është vrarë nga një elefant në Malaui.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Mathew Talbot, i batalionit të parë të rojeve Coldtream, u vra gjatë të dielës derisa ishte në operacion “kundër gjuetisë” në lindje të shtetit afrikan.
Sekretari i Mbrojtjes Penny Mordaunt tha: “Isha thellësisht i shqetësuar të dëgjoja për vdekjen e ushtarit Mathew Talbot, që vdiq derisa po punonte në një operacion kundër gjuetisë ndaj tyre në Malaui.”
“Ky incident tragjik është një përkujtues i rreziqeve me të cilat përballet ushtria jonë duke mbrojtur disa prej specieve më të rrezikuara të botës nga ata që kërkojnë të përfitojnë prej gjuetisë kriminale ndaj tyre.”
Komandanti i togës, Leitnanti Hugo Cazalet, tha: “Talboti ishte një personalitet i jashtëzakonshëm dhe unik.” /Periskopi












