Trajkoviq paralajmëron likuidime tjera: Vuçiq po e pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Trajkoviq paralajmëron likuidime tjera: Vuçiq po e pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke e shfajësuar Milan Radojçiqin. Siç raporton “Beta”, Trajkoviq në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë […]

Siç raporton “Beta”, Trajkoviq në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë të vërtetën se kush e vrau Ivanoviqin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje derisa të dalë në shesh e vërteta.

“Është e qartë se ekziston një pengim dhe është e trishtueshme që pengesa ekziston në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radojiçqit që thjesht të dorëzohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij në një proces. Do t’i sigurohej logjistika e shtetit të Serbisë, në sigurimin e avokatëve dhe të gjitha atyre që thonë se i ka siguruar ‘Zyra për Kosovë e Metohi’ për të ndjerin Oliver Ivanoviq derisa ai kishte një proces gjyqësor, e jo ta mbajnë, kurse të gjithë ne jemi  fajtorë për diçka. Në fakt, unë sinqerisht dua dhe do të jem këmbëngulëse që të përfundimisht të gjendet kush e vrau Oliverin”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se modeli i heshtjes së njerëzve ka pasoja të tmerrshme dhe se njëra ndër to është rrezikimi i njerëzve që flasin ndryshe nga autoritetet.

Sipas vlerësimit të saj, kjo është përgatitje për likuidime të tjera.

Rada Trajkoviq, siç përcjell Telegrafi, ka deklaruar se ka ngritur padi kundër presidentit  Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq  për rrezikimin e sigurisë personale, por se nga kjo nuk pret shumë, sepse nuk beson se prokurori, të emëruar nga shteti, do të lejojë që ky proces të zhvillohet normalisht.

“Vlerësoj se ky proces do të ndalet, por le të mbetet si një gjurmë e shkruar. Ky edhe ishte qëllimi im”, tha Trajkoviç.

Ajo shtoi se vrasja Ivanoviqir dhe Dimitrije Janiçijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë mbajtur të dielën.

“Askush më nuk do të kandidojë në ato zgjedhje dhe ta paguajë  me kokë, për shkakun se është rival i Listës Serbe? Këtu është fundi i demokracisë dhe kjo është vërtetë e tmerrshme”, tha ajo.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?