Thaçin nuk e tremb Specialja: Le ta pyesin veten njerëzit që kanë dorëzuar dosje kundër UÇK’së

Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se aty nuk mund të ndikojë roli i tij politik. Thaçi sonte në Opinion ka thënë se ndjehet krenar me rolin e tij në luftë, transmeton Periskopi. ‘’Kam hyrë në luftë me mundësitë reale që të vritem. As që kam menduar se do të […]
Thaçi sonte në Opinion ka thënë se ndjehet krenar me rolin e tij në luftë, transmeton Periskopi.
‘’Kam hyrë në luftë me mundësitë reale që të vritem. As që kam menduar se do të kem angazhim politk. Pretendinmi për rishikimin dhe etiketimin është i ulët. Le ta pyesin veten njerëzit që kanë dorëzuar dosje kundër UCK’së në Speciale. Ka pasë njerëz që kanë paguar cmimin për shpifjet e etiketimet. S’ka gjykatë e as nuk ka faktor që më tremb, e jo më frikëson në rrugëtimin e drejtë. Nuk besoj që politika do të ketë ndikim’’, ka thënë Thaçi.
Tutje ai thotë se tash duhet të bëhet paqe me Serbinë.
‘’Unë jam një nga aksionistët e parë në UCK. Jam luftëtari i orës së parë deri në orën e fundit. Tash duhet bërë paqe me Serbinë. S’mund të vazhdojmë të vritemi. Sot të flasësh për luftë, është marria më e madhe kur NATO është në Kosovë. Nëse Serbia e sulmon Kosovën do të ballafaqohet me NATO’n’’/PERISKOPI/












