Thaçi udhëton për Tiranë, merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit

Thaçi udhëton për Tiranë, merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit. Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Po ashtu, presidenti Thaçi sot […]
Thaçi udhëton për Tiranë, merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit.
Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.












