Thaçi propozon të nxirren deklarata nga Kosova e Shqipëria për të jetuar në një shtet të përbashkët

Thaçi propozon të nxirren deklarata nga Kosova e Shqipëria për të jetuar në një shtet të përbashkët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, derisa ka thënë se po krijohen rrethana të reja e që zgjidhja më e mirë, sipas tij do të ishte që Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat për të jetuar në një […]

Këto komente presidenti i vendit i ka bërë derisa ka marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik.

“Por po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrnin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”, tha presidenti.

Me këtë rast, Thaci tha se beteja e Pashtrikut ishte një prej betejave më të lavdishme të UCK-së, një prej betejave më mirë të organizuara krahasuar me madhështinë e projekteve të tjera.

Ai ka ndarë një rrëfim që në atë kohë kishte zhvilluar në selinë e NATO-së me gjeneralin Wesley Clark.

“Ai mu drejtua se të tërat do t’i kalojmë, por një gjë nuk duhet të lejojmë të ndodhë kurrë. Ushtria serbe në asnjë rrethanë, në asnjë moment nuk duhet lejuar të prek majën e Pashtrikut, ajo është e jona dhe ne do ta mbrojmë dhe asnjë ushtar, jo në Pashtrik po as në Zveçan nuk do të mbetet ushtar i Serbisë në territorin e Kosovës. Prandaj, është një e arritur historike që duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Me betejën e Pashtrikut ne çliruam Kosovën, ne fituam partnerët ndërkombëtarë, hapëm rrugën apo mundësinë historike dhe tani jemi në një rrugë të drejtë të konsolidimit dhe forcimit të shtetit, ka pengesa dhe vështirësi plot, para së gjithash prej atyre që nuk kanë qenë entuziastë për lirinë dhe pavarësinë tonë. Por, në të njëjtën kohë ne shprehim mirënjohjen dhe respektin me përulësinë më të madhe ndaj ShBA-ve dhe NATO, këtë mirënjohje me ShBA dhe NATO-n duhet ta kultivojmë tek gjenera tat e ardhshme”, tha presidenti i Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?