Thaçi: Nëse BE nuk na do me dy flamuj, atëherë do të përfaqësohemi veç me një

Presidenti Hashim Thaçi, sonte në ‘Debat Plus’ ka folur sërish për idenë e tij për bashkim kombëtar, por edhe bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën, raporton Periskopi. Thaçi thotë se nëse BE vazhdon kështu me izolim, do të detyrohemi drejt bashkimit. ‘’Ideja për korrigjimin e padrejtësive historike kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar. Unë shpresoj […]
Thaçi thotë se nëse BE vazhdon kështu me izolim, do të detyrohemi drejt bashkimit.
‘’Ideja për korrigjimin e padrejtësive historike kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar. Unë shpresoj që kjo mund të ndodh edhe në takimin e Berlinit. Nuk është prezantuar asnjë alterantivë e re. Në anën tjetër, pas vonesave dhe diskriminmiit të BE’së, ka ardh koha të mendojmë seriozisht për hapat për një angazhim edhe të institucioneve edhe qytetarëve se nëse vazhdon ky izolim, atëherë duhet të shkojmë drejt një formule të një bashkimi kombëtar. Gjithmonë duke përfshirë Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin’’, ka thënë Thaçi.
Tutje Thaçi ka thënë se e do shtetin e Kosovës, por që BE po na detyron të përfaqësohemi veç me një flamur.
‘’Kam arsye të fuqishme edhe personale,edhe historike por edhe të realitetit që t’i besoj shtetit të Kosovës. Jam më optimist se të tjerët për të ardhmen e Kosovës. Dhe dua që dy shtetet të jenë pjesë e NATO’s dhe kombeve të bashkuara. Nëse nuk na duan me dy flamuj, atëherë le të jemi me një flamur’’.
‘’Do ta shtyej përpara. BE duhet të ndryshojë ose kjo rrugë do të cojë për një shtet të përbashkët. Kush jemi ne me iu kërcënu BE’së, por nuk duhet ta trajtojë Kosovën si gjysmështet’.Ne skemi as Turqi, as Kinë e as Rusi, por vetëm Shqipërinë’’/PERISKOPI/












