Thaçi në inaugurimin e Pendarovskit: Pres bashkëpunim drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Presidenti Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal. “Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore […]

Presidenti Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore ua uroj marrjen e detyrës së presidentit edhe formalisht. Mirëpres bashkëpunimin drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka ftuar presidentin e ri Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti Thaçi takoi edhe presidentin Ilir Meta të Shqipërisë, presidentin Rumen Radev të Bullgarisë, presidentin Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe zyrtarë të lartë të shteteve tjera që morën pjesë në pritjen e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore. Në të gjitha këto takime u theksua nevoja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim ndërfqinjësor për të përshpejtuar integrimin e tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?