Thaçi: Luftuam për bashkim kombëtar, nëse BE vazhdon me politika poshtëruese do të shikojmë alternativa tjera

Thaçi: Luftuam për bashkim kombëtar, nëse BE vazhdon me politika poshtëruese do të shikojmë alternativa tjera

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ëndrra historike e shqiptarëve për bashkim kombëtar s’ka qenë kurrë më afër se sot të realizohet – raporton Periskopi. Në 20 vjetorin e shënimit të operacionit “Shigjeta”, Thaçi ka thënë se lufta e UÇK’së ishte luftë për bashkim kombëtar. Ai ka përshëndetur prezencën e ambasadorit të Shqipërisë […]

Në 20 vjetorin e shënimit të operacionit “Shigjeta”, Thaçi ka thënë se lufta e UÇK’së ishte luftë për bashkim kombëtar.

Ai ka përshëndetur prezencën e ambasadorit të Shqipërisë dhe atij të Malit të Zi në akademinë e sotme për Betejën e Pashtrikut.

“Vetë kjo prezencë e spektrit politik e institucional të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Lugina e Preshevës, mali i zi, diaspora, Maqedoni, dëshmon se lufta e UÇK ka qenë luftë për liri, për shtet të Kosovës. Luftë për bashkim kombëtar. Ëndrra historike e shqiptarëve kurrë s’ka qenë më afër të realizohet se sot., pra bashkimi kombëtar”, ka thënë Thaçi në këtë Akademi.

Tutje ai shtoi se Operacioni “Shigjeta” theu kufirin Kosovë – Shqipëri dhe hoqi pengesat mes dy vendeve, mundësoi furnizimin e UÇK’së dhe strehimin e qytetarëve të Kosovës.

“Rëndësia historike e operacionit shigjeta, apo e fronit të Pashtrikut për historinë kombëtare është jetike, e rëndësishme dhe e vulosur me gjak të luftëtarëve që morën pjesë në këtë betejë, e në këtë front të gjerë përballë ushtrisë e policisë së Serbisë. Operacioni shigjeta ishte operacioni përfundimtar i përmbysjes së rezistencës të ushtrisë serbe. Përveç rëndësisë kombëtare, ky aksion ka edhe rëndësi ndërkombëtare.  Ky aksion ka rëndësi shumëdimensionale. Kjo ka rëndësi të madhe për shqiptarët. Pavarësisht se ku jetuan, ata u përgjigjen ftesës dhe thirrjes së ushtrisë për t’u mobilizuar nga radhët e UÇK’së e Ushtrisë së Kosovës. Aty u bashkangjit edhe batalioni Atlantiku, e kjo rriti mbështetjen ndërkombëtare. Aty luftuan shqiptarët, nga të gjitha anët. Të gjithë shqiptarët i bashkonte ideali i lirë, i çlirimit të Kosovës. Të gjithë besonin se lufta mund të fitohej dhe se ishte mënyra e vetme për t’i bërë ballë gjenocidit serb, deri në përdhunimin e 20 mijë grave shqiptare. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të mos hesht ndaj gjenocidit. 20 vite ishin UNMIK e EULEX në Kosovë, ka ndodhur drejtësi selektive, andaj institucionet e vendit sot e kanë sensibilizuar këtë çështje në Parlament me rezolutë. Mirënjohje për mikun tonë, Eliot Engel që mundësoi të dëshmohet në Kongres Amerikan për gjenocidin serb”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ndër shqiptarë, ata që jetojnë në Luginë të Preshevës janë në gjendjen më të rëndë nga të gjithë, andaj s’duhet lënë anash.

“E kemi obligim të jemi gardian të mbrojtjes së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe do të jemi pa dyshim. Një gjë po vërtetohet. Atje shqiptarët po largohen nga trevat e veta, po dëbohen, po ndiqen e po burgosen. Pas 10 e 20 viteve do të kemi dilema a jetojnë shqiptarët atje a jo. Do të bashkohemi, por s’do të lejojmë të cenohet asnjë centimetër e territorit të Kosovës. BE sa më shumë që po vonohet në politikat poshtëruese, s’po bëhen vizat, atëherë ne duhet të shikojmë për opsione që na bashkojnë të gjithë shqiptarët. Dikush thotë se është vonë, na kanë thënë kështu edhe për UÇK’në, po s’është vonë. Duhet vullnet i dy qeverive që ta arrijmë këtë të drejtë ”, shtoi Thaçi./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?