Thaçi kujton nisjen e autostradës “Arbën Xhaferi”: Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, sot ka publikuar një video përmbledhëse të punimeve për ndërtimin e saj. “Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë […]
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, sot ka publikuar një video përmbledhëse të punimeve për ndërtimin e saj.
“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar Thaçi.
Autostrada “Arbën Xhaferi” ishte projekt i qeverisë “Thaçi 2”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1536412726489693/












