Thaçi: Izolimit të BE’së do t’i përgjigjemi me bashkim kombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka folur për idenë e tij për çështjen e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, pas izolimit që Bashkimi Evropian po ua bën qytetarëve të Kosovës me mosliberalizimin e vizave – raporton Periskopi. Thaçi, në përurimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, ka thënë se izolimi që […]
Thaçi, në përurimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, ka thënë se izolimi që po i bëhet Kosovës, po vazhdon të jetë pengesë për progresin e brendshëm të vendit.
Tutje, Thaçi ka thënë se në rrethana të tilla, atëherë vie në pah dëshira për bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shteti është në rrugë të sigurt. Ky progres i brendshëm po ka pengesa e drejtësia. Pengesë është izolimi që po i ndodh qytetarëve shkaku i mos unitetit të vendeve të BE’së. E në këto rrethana për mosmarrje të vendimeve për anëtarësim në NATO e BE, atëherë do të realizojmë kërkesën për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Do të jetojmë në një shtet të vetëm”, ka thënë Thaçi.
Tutje, ai ka folur edhe për luftën e UÇK’së.
Thaçi tha se lufta e UÇK’së ishte e pastër dhe se askush nuk do të mund ta njollosë atë.
“Secilën herë po del në pah pastria e luftës së UÇK’së. Askush s’do të mund ta njollos atë luftë. Ende i kemi plagët e luftës, edhe dy dekada pas lirisë. U bënë shumë masakra. Ende askush nga urdhërdhënësit nuk doli para drejtësisë. Krimi dhe gjenocidi nuk është dënuar, por nuk do të vjetërtoehn asnjëherë”, deklaroi ai tutje./PERISKOPI












