Thaçi ia qet Haradinajt: Fiskulturat politike nuk i heqin vizat, as duke iu dhënë serbëve autonomi e as duke e hequr taksën

Thaçi ia qet Haradinajt: Fiskulturat politike nuk i heqin vizat, as duke iu dhënë serbëve autonomi e as duke e hequr taksën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nacionalizmi dhe populizmi nuk i duhen Kosovës. Ai ka thënë se ‘pavarësisht nacionalizimit e populizmit’, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që do të garantonte paqe dhe do të përfundonte me njohje. Thaçi ka thënë edhe se ‘për liberalizim vizash, nuk “Tash për hirë të […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nacionalizmi dhe populizmi nuk i duhen Kosovës. Ai ka thënë se ‘pavarësisht nacionalizimit e populizmit’, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që do të garantonte paqe dhe do të përfundonte me njohje. Thaçi ka thënë edhe se ‘për liberalizim vizash, nuk

“Tash për hirë të liberalizimit të vizave ne nuk mund tu japim as autonomi serbëve e as Asociacion e besa edhe tarifa duhet të mbetet në fuqi, kushdo që bën ndonjë fiskulturë politike”, ka thënë Thaçi, përcjell Periskopi.

“Tani duhet të diskutohet sic kanë diskutuar edhe vendet tjera pas luftërave që kanë pasur, të diskutojnë paqen, fqinjësinë e mirë dhe njohjen reciproke. Është menduar dhe po ka përpjekje për mundësine e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përmbylleshin të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje ligjërisht obliguese që do të përmbyllej me njohjen reciproke, duke ruajtur dhe kultivuar substancën etnike të Kosovës dhe Serbisë duke ndodhë demarkimi jo në vija etnike por në standard evropiane.  Në vend që të kemi një mbështetje masive për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, realisht ndodhin edhe pengesa dhe vështirësi. Pengesa dhe vështirësi jo edhe të lehta, por unë jam i bindur se mund të tejkalohen”, ka thënë ai.

“Ne mund të flasim se çka duam, mund të zhvillojmë politika populiste e nacionaliste, por një gjë është e qartë se pa një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, do të stagnojnë në të ardhmen evropiane.  Dikush mund të thotë që ne kemi rrugëtimin tonë, po ne jemi vend sovran, por është kusht fqinjësia e mirë”, thotë Thaçi.

Thaçi edhe një herë e ka quajtur zhgënjim Samitin e Berlinit.

“Ne sapo u takuam në Berlin si delegacion i Kosovës dhe Serbisë. Po them shumë hapur, ai takim ka qenë zhgënjim i madh. Pse ka qenë zhgënjim i madh. Është lëshuar një deklaratë e përgjithshme, duke ndryshuar në momentet e fundit, por nuk ka ndodhur ndonjë përafrim për të vazhduar dialogu. I tërë suksesi që i Berlinit, ka qenë është që me iniciativën e presidentit Macron ku jemi pajtuar që të kemi një takim edhe në Paris Zhgënjim ka qenë poashtu se ne kemi pasur në atë kohë informata por edhe realiteti që ishte se nuk kishte ndodhe një koordinim me SHBA’të. E kaluara jonë është shumë e qartë, tregon se pa SHBA’të nuk mund të bëjmë. Ok, nuk jemi në rrethana lufte, por është një marrëveshje e rëndësishme që nuk mund të zgjidhet leht mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Thaçi: BE ka mbyllur dyert për Kosovën, kjo është fyerje për ne 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian ka mbyllur dyert për Kosovën. Ai thotë se ‘kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, por ka tre vite që presim për një vendim që s’po merret.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën ‘Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”. Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se ‘gjendja nuk duhet të mbetet status quo’, pasi ‘rrezikon vazhdimin e konfliktit të ngrirë me Serbinë’.

“Mosliberalizimi i vizave është edhe një fyerje për qytetarët e Kosovës por është edhe paragjykim me mundësi për pasoja të tjera sepse njerëzit nëse vazhdojnë të mbesin të mbyllur kështu, do të kërkojnë alternative, qoftë në ombrellën evropiane qoftë në atë kombëtare’, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan Periskopi.

“Në këto kohë kur po shënojmë dhe përkujtojmë masakrat dhe gjenocidin që Serbia ka kryer gjatë luftës dhe për fat të keq, drejtësia nuk është vu nga bashkësia ndërkombëtare, ai gjenocid, masakra e spastrimi etnik kanë mbetur të padënuara. Në ditët e ardhshme shënojmë edhe 20 vjetorin që e fituam lirinë së bashku me NATO’n. Edhe pse kaluan 20 vite të një storie të suksesit të plotë të Kosovës, ballafaqohemi me sfidën e rëndësishme të reformave demokratike, në legjislacion, ekonomi e politikë.  Aspirate jonë është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane, ende nuk kemi arritur marrëveshjen përfundimtare të paqes, që do sillte njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ende nuk kemi anëtarësim në OKB ku kemi një veto nga Rusia”, ka thënë ai.

“Pra jemi në një gjendje, në status quo që për mua paraqet rrezik dhe regress i dhe një mundësi të vazhdimit të konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe me mundësi minimale të anëtarësimit në OKB. Për ne si lidership shtrohet nevojë immediate të lëvizim më shpejt, kemi popullatën më të re në Evropë, më pro amerikane në botë e më pro NATO’s në rajon” , ka thënë ai, përcjell Periskopi.

“Por po ndodh ajo që nuk do të duhej të ndodhte. Sot Bashkimi Evropian ka mbyllur dyert për Kosovën, kemi plotësuar të gjitha rekomandimet për vizat për Kosovës. Tash e tri vite është dhënë rekomandimi e nuk ka vendim”, tha ai./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?