Thaçi flet rreth fotos me Putinin: Ja çfarë më premtoi presidenti rus

Thaçi flet rreth fotos me Putinin: Ja çfarë më premtoi presidenti rus

Hashim Thaçi ka folur në studion e emisionit “Opinion” për takimin me presidentin rus Vladimir Putin. Ai i ka dhënë fund spekulimeve për foton e tyre, duke thënë se ishin në pallatin Elize ku ndodheshin edhe Emmanuel Macron, Donald Trump, Angela Merkel e të tjerë. Sipas Thaçit, Vladimir Putin i ka premtuar se nëse arrihet […]

“Pa asnjë ndërmjetësim, është organizuar një mundësi komunikimi në një nga hapësirat e Elizesë, ku kanë qenë Trump, Merkel, Macron. Me Presidentin Putin jemi takuar vetëm për vetëm. E kam pyetur shumë hapur nëse arrihet marrëveshje reciproke për njohje Kosovë-Serbi, më tha se Rusia nuk del kundër një marrëveshje të tillë. Po nëse arrihet një marrëveshje reciproke a do të dilte kundër në Këshillin e Sigurimit? Më tha shumë qartë: Nuk mund të jemi më serbë se Serbia”, ka sqaruar zoti Thaçi.

Ai ka folur edhe për planin amerikan për këtë marrëveshje, duke theksuar se udhërrëfyes është letra që ka marrë nga presidenti Donald Trump.

“Nuk është diskutuar ndonjë ide konkrete, por Parisi është një organizim me substancial mes palëve, ku do të jetë Macron, Merkel dhe zonja Mogherini. Në takim do të jenë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë pozicion të qartë, nuk kanë vija të kuqe, edhe pas Berlinit. Më është konfirmuar zyrtarisht. Kam diskutuar drejtpërdrejtë edhe me presidentin Trump për dialogun Kosovë-Serbi, është dakord 100%. Kam diskutuar edhe me Sekretarin Pompeo, edhe me të gjitha instancat e SHBA, që e mbështesin arritjen e një marrëveshje pa vija të kuqe. Nuk kemi plan ose pretendim imponimi për zgjidhje. Për mua është udhërrëfyes letra e Trump”, ka shprehur Hashim Thaçi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?