Thaçi flet për herë të parë: Këto janë dy zbulimet e Ali Ukës për Sali Berishën që çuan në vrasjen e tij

Thaçi flet për herë të parë: Këto janë dy zbulimet e Ali Ukës për Sali Berishën që çuan në vrasjen e tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit para një jave e akuzoi për vrasjen e gazetarit Ali Uka, me të cilin kishte banuar në një dhomë, raporton Periskopi. Thaçi i quan qesharake dhe absurde këto akuza, duke zbuluar detaje të padëgjuara deri më tani rreth punës dhe […]

Thaçi i quan qesharake dhe absurde këto akuza, duke zbuluar detaje të padëgjuara deri më tani rreth punës dhe vrasjes së Ukës në Tiranë.

”Shumë qesharak. Pyetja shtrohet pse është arrestuar Adem Jashari nga Sali Berisha. Pse komandanti tjetër Zahir Pajaziti. Pse e kanë injoruar Adem Jasharin duke mos e përfillur fare. Edhe Fehmi Lladrovcin e shumë e shumë bashkëluftarë tjerë të UCK’së. Unë mendoj që për Ali Ukën. Sali Berisha nuk beson as vetë në atë që thotë, se e di që nuk janë të vërteta. Ka pasë pushtet absolut që na ka burgosur vetëm pse i përkisnim UCK’së. Në vazhdën e pozicionit të tij anti-clirim dhe anti-UCK’’, ka thënë Thaçi sonte në Debat Plus.

Thaçi për herë të parë ka rrëfyer se si ishte arrestuar në Elbasan nga autoritetet e dikurshme të Sali Berishës.

‘Argati i Millosheviqit, thotë se jam arrestuar si ordiner. Unë jam arrestuar nën pretekstin të armëmbajtjes dhe krerëve të kallashnikovëve për t’i sjellur për UCK’në. M’i kishe dhënë një deputet i Kosovës. Unë jam arrestuar 10 orë para vrasjes së Ali Ukës tek Ura e Elbasanit në mënyrë brutale nga autoritetet e Sali Berishës. Ka dëshmi që unë kam qenë në komisariat kur është vrarë Ali Uka. Vec nëse i kanë prish dëshmitë. Ka edhe dëshmitarë’’ Dokumenti për arrestimin tim mundet të gjendet në komisariatin nr 1. Kam deklaruar mos më keqtrajtoni, kam famlije në Kosovë. Mos më nxjirrni në Kosovë sepse Serbia pastaj ma sulmon familjen. Ka pasë aq njerëz arrogant sa që kur flitej për UCK’në, ishin në rrugë të gabuar. Nuk  e di cfarë rreziku u vihej prej meje Shqipërisë’’, ka thënë Thaçi.

Tutje presidenti Thaçi ka treguar për herë të parë dy zbulimet që Ali Uka i kishte bërë për Sali Berishën, e të cilat kishin cuar sipas tij deri në vrasjen e gazetarit.

‘’Më duhet ta them për herë të parë. Është e vërtetë. Ali Uka thoshte se kishte zbuluar për vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha. Uka punonte për Gazetën Shqiptare. Takime të fshehta në mes  Berishës, Millosheviqit dhe presidentit të Maqedonisë në Ohër.  Fliste me emra se si kishte përfunduar Remzi Hoxha dhe rrëfimi i tij conte direkt në zyrën e Sali Berishës’’.

‘’Flas për takimin e fshehtë në pranverën e 1995. Pretendim i dytë ishte se kishte zbuluar skemën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri dhe takimet e zyrtarëve të SHISH’it të cilët i mbajte në Fushë Krujë. Fliste me fakte se Berisha e dinte për qëndrimin e Arkanit dhe merreshin me kontrabandim të derivateve dhe armatimit nga Serbia. Këto deklarime kanë qenë gjithmonë intriguese. Sali Berisha e di se kush e ka vrarë Ali Ukën.  Me emër e mbiemër.  Ali Uka ka qëndruar dhe ka pirë me dy këshilltarë të Sali Berishës dhe dy persona tjerë. Unë e kam kopjen e vendimit gjyqësor për vrasjen e Ali Ukës’’, shton Thaçi.

Thaçi thotë se tash e kupton distancën e Rugovës, Demaçit e të tjerëve ndaj Sali Berishës.

‘’ Tash kam nisë me kuptu Rugovën, Demacin që kishin mbajtur distancë të plotë. Edhe nëse e sheh historinë e përfshirjes në deklarata për Kosovën, e ka parë Kosovën nën autonominë e Serbisë. Tash kjo është e dëmshme për gjuhën që e sjell në debat, një gjuhë që e ka përça kombin në Shqipëri. E ka përdor veriun jo për të zvhilluar e ndërtuar atë vend, por për të nxitë ndja jugut. Janë reagime shpërhyese, të paargumentuara’’

”Në vend të Adem Jasharit për bashkëpunim, Sali Berisha e ka zgjedhur Arkanin.”/PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?