Thaçi e uron Shqipërinë për Rekomandimin e Komisionit Evropian, i dërgon letër Edi Ramës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e uruar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian. “E përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për […]

“E përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Ai thotë që shpreson që një rekomandim i tillë të shndërrohet në një vendim, pasi që Shqipëria meriton të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shtuar Thaçi.

Ky urim i Thaçit në të cilin uron në mënyrë të veçantë edhe Edi Ramën për një hap pozitiv të Shqipërisë drejt integrimit në BE, vjen pas një përplasje të ashpër e të vazhdueshme me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Sa i përket BE-së, Thaçi vazhdimisht ka kritikuar institucionet e Bashkimit Evropian, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se edhe përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar kushtet, ata po tregohen të paaftë për të marrë një vendim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?