Thaçi e quan përçarës e të pabesë Sali Berishën: Ka nevojë për mjekë

Presidenti Hashim Thaçi, sonte në ‘Debat Plus’ ka folur edhe njëherë për deklaratat dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndër të tjerash e kishte quajtur ‘argat të Beogradit dhe coptësues të Kosovës’, raporton Periskopi. Thaçi thotë se ndjen keqardhje për Berishën, ani pse dikur kishin pasur një bashkëpunim të mirë si kryeministra. ‘’Unë […]
Thaçi thotë se ndjen keqardhje për Berishën, ani pse dikur kishin pasur një bashkëpunim të mirë si kryeministra.
‘’Unë s’kam cka shtoj më shumë. Kemi pasë bashkëpunim si kryeministra. Kemi komplimentuar njëri-tjetrin në takime. Por në ndërkohë pas mesazheve në drejtim timin, ndjej keqardhje për gjendjen morale politike’’, ka thënë Thaçi.
Tutje presidenti e quan Berishën njeri përçarës e të pabesë dhe se ka nevojë për ndihmën e mjekëve.
‘’Njeri përçarës dhe i pabesë i skenës politike shqiptare.Për mua definitivisht, kjo kërkon një trajtim të mjekëve. Unë jam munduar të luaj rolin afrues, unifikues. I mbetet edhe qytetarëve të Shqipërise të përcakojnë se kush e udhëheqë Shqipërinë. Nga ana ime ka qenë që të tregoj kulturë komunikimi, bashkëpunimi institucional. Nuk pendohem për bashkëpunimin dhe sinqeritetin’’, ka thënë Thaçi.
Thaçi edhe një herë e ka quajtur gërmadhë e fosil të skenës politike Sali Berishën. Ndërsa më herët i kishte thënë edhe ‘argat të Millosheviqit për tri dekada’./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/366792570615196/












