Thaçi: Do ta marrim Luginën e Preshevës, pa dhënë asnjë centimetër territor – as Trepçën, as Ujmanin, as Mitrovicën

Thaçi: Do ta marrim Luginën e Preshevës, pa dhënë asnjë centimetër territor – as Trepçën, as Ujmanin, as Mitrovicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përkushtimi i tij jetësor është që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës, pa u prekur asnjë centimetër e Republikës së Kosovës – raporton Periskopi. Thaçi nga Hasi ka thënë se nuk do të preket as Trepça, as Ujmani e as Mitrovica. Bashkimi i Luginës së Preshevës, […]

Thaçi nga Hasi ka thënë se nuk do të preket as Trepça, as Ujmani e as Mitrovica.

Bashkimi i Luginës së Preshevës, sipas tij, do t’i paraprijë bashkimit kombëtar edhe me Shqipërinë.

“Kombi shqiptar ku do që jeton kurrë nuk ka qenë më mirë, më i organizuar. Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkëngjiten Kosovës pa iu cenuar asnjë centimetër e territorit të Kosovës. As Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, gjë që do t’i paraprijë bashkimit kombëtar me Shqipërinë. Sepse misioni vetëm me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i pamjaftueshëm, ne jemi ndarë padrejtësisht dhe duhet të bashkohemi me vullnetin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, presidenti shkoi sot në Has, pasi u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Hasit në Shqipëri.

Titulli “Qytetar Nderi” iu nda me motivacionin për kontributin në çlirimin e trojeve shqiptare.

Me këtë rast, Thaçi tha se ky nderim është moment i veçantë në jetën e tij.

Ai tha se çlirimi i Kosovës është meritë e të gjithë shqiptarëve.

“Për mua është një moment i veçantë në jetën time sepse kur mendoj se ku ishim para 20 vitesh dhe ku jemi sot mund të them lirisht se Kosova, shqiptarët të pamundurën e bën të munguar. Çlirimi i Kosovës është meritë e çdo qytetari të Kosovës është meritë e gjithë njerëzve të Shqipërisë është meritë e gjithë shqiptarëve ku di që jetojnë. Secili duhet të ndihet krenar në kontributin për lirin e Kosovës”, tha Thaçi./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?