Thaçi dënon sulmin ndaj gruas rome në Lipjan

Thaçi dënon sulmin ndaj gruas rome në Lipjan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në takim me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, kreu i shtetit e ka dënuar ashpër edhe sulmin e djeshëm ndaj një gruaje në Lipjan, për të cilën papërgjegjshëm dhe padrejtësisht u raportua në mjetet e informimit se është e përfshirë në veprime […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Në takim me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, kreu i shtetit e ka dënuar ashpër edhe sulmin e djeshëm ndaj një gruaje në Lipjan, për të cilën papërgjegjshëm dhe padrejtësisht u raportua në mjetet e informimit se është e përfshirë në veprime kriminale. “Në Kosovë nuk ka vend për dhunë, nuk ka vend për sulme kundër askujt, nuk ka vend për paragjykime”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në këtë takim presidenti  i ka përgëzuar anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete për angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kornizës ligjore, për t’i promovuar dhe  mbrojtur edhe më mirë të drejtat e komuniteteve.

“Ju falënderoj që vazhdimisht i keni ngritur shqetësimet e komuniteteve të Kosovës. Si president i vendit e mbështes punën tuaj dhe jam i kënaqur me bashkëpunimin që kemi ndërtuar deri më tani. Prioritet i imi është që të inkurajojë dialogun e brendshëm në Kosovë. Kjo vlen edhe për dialogun në mes të komuniteteve të Kosovës, si mënyra më e mirë për të avancuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Këto  ditë  derisa  shënojmë  20  vjetorin  e  intervenimit  të  NATO-s  dhe përkujtojmë viktimat e para dy dekadave, presidenti Thaçi theksoi se të gjithë bëhemi edhe më të vetëdijshëm për tragjeditë që sjellë lufta dhe konflikti.

“Kjo na bënë edhe më të vendosur dhe më këmbëngulës në dialog në mes të të gjitha komuniteteve, të cilat janë pasuri e Kosovës. Forumi si ky i juaji është shtyllë e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shtyllë e bërjes së Kosovës shtëpi e përbashkët për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka theksuar se e përcjellë me vëmendje gjendjen e komuniteteve në Kosovë.

“Dje pata kënaqësinë të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të komunitetit malazez në Kosovë. Kam pasur kënaqësinë t’ju pres në zyrë apo të vij tek ju në shënimin e ditës kombëtare për secilin komunitet. Mesazhi nga të gjitha këto takime është se Kosova është shtëpi e të gjitha komuniteteve të saj. Dhe se të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës janë të përkushtuara në përkrahjen dhe promovimin e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke  e  lexuar  Raportin  e  Progresit  të  publikuar  dje, presidenti Thaçi ka thënë se në  pjesën  për  të drejtat  e  njeriut  në  Kosovë vërehet  se  ka  përmirësim  të  dukshëm  në ndërtimin e infrastrukturës ligjore.

“Tani fokusi duhet të jetë në përmirësimin e implementimit të kësaj infrastrukture. Ju ftoj që të luani rol aktiv duke u angazhuar në monitorim dhe raportim të implementimit të të gjitha provizioneve për të garantuar të drejtat e përgjithshme në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, në anën tjetër, e njoftuan presidentin Thaçi me të arriturat dhe shqetësimet e komuniteteve të tyre.

“Siguria dhe zhvillimi ekonomik janë shqetësimet kryesore të të gjithë qytetarëve”, konstatuan ata.

Presidenti Thaçi i mirëpriti kontributet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe i ftoi ata për vazhdim të bashkëpunimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?