Thaçi: BE ka mbyllur dyert për Kosovën, kjo është fyerje për ne (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian ka mbyllur dyert për Kosovën. Ai thotë se ‘kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, por ka tre vite që presim për një vendim që s’po merret. Këto komente ai i ka bërë në konferencën ‘Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”. Thaçi ka folur […]
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian ka mbyllur dyert për Kosovën. Ai thotë se ‘kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, por ka tre vite që presim për një vendim që s’po merret.
Këto komente ai i ka bërë në konferencën ‘Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”. Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se ‘gjendja nuk duhet të mbetet status quo’, pasi ‘rrezikon vazhdimin e konfliktit të ngrirë me Serbinë’.
“Mosliberalizimi i vizave është edhe një fyerje për qytetarët e Kosovës por është edhe paragjykim me mundësi për pasoja të tjera sepse njerëzit nëse vazhdojnë të mbesin të mbyllur kështu, do të kërkojnë alternative, qoftë në ombrellën evropiane qoftë në atë kombëtare’, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan Periskopi.
“Në këto kohë kur po shënojmë dhe përkujtojmë masakrat dhe gjenocidin që Serbia ka kryer gjatë luftës dhe për fat të keq, drejtësia nuk është vu nga bashkësia ndërkombëtare, ai gjenocid, masakra e spastrimi etnik kanë mbetur të padënuara. Në ditët e ardhshme shënojmë edhe 20 vjetorin që e fituam lirinë së bashku me NATO’n. Edhe pse kaluan 20 vite të një storie të suksesit të plotë të Kosovës, ballafaqohemi me sfidën e rëndësishme të reformave demokratike, në legjislacion, ekonomi e politikë. Aspirate jonë është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane, ende nuk kemi arritur marrëveshjen përfundimtare të paqes, që do sillte njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ende nuk kemi anëtarësim në OKB ku kemi një veto nga Rusia”, ka thënë ai.
“Pra jemi në një gjendje, në status quo që për mua paraqet rrezik dhe regress i dhe një mundësi të vazhdimit të konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe me mundësi minimale të anëtarësimit në OKB. Për ne si lidership shtrohet nevojë immediate të lëvizim më shpejt, kemi popullatën më të re në Evropë, më pro amerikane në botë e më pro NATO’s në rajon” , ka thënë ai, përcjell Periskopi.
“Por po ndodh ajo që nuk do të duhej të ndodhte. Sot Bashkimi Evropian ka mbyllur dyert për Kosovën, kemi plotësuar të gjitha rekomandimet për vizat për Kosovës. Tash e tri vite është dhënë rekomandimi e nuk ka vendim”, tha ai./Periskopi/












