Testi i Garës së Diturisë – Dinosauri cilësohet si kafshë në zhdukje

Në shkollat e Kosovës është mbajtur Gara Nacionale e Diturisë. Kjo garë e organizuar për herë të parë në Kosovës e që për synim kishte garën mes nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore që në fund do ta pasonte shpërblimi, nuk kaloi pa probleme. Në disa shkolla nuk u mbajt fare e probleme kishte […]
Kjo garë e organizuar për herë të parë në Kosovës e që për synim kishte garën mes nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore që në fund do ta pasonte shpërblimi, nuk kaloi pa probleme.
Në disa shkolla nuk u mbajt fare e probleme kishte edhe me përpilimin e pyetjeve.
Një lexues i Zëri.info ka dërguar disa pyetje të “huqura” nga organizatorët.
Në njërën prej tyre pyetej se cila kafshë është në zhdukje kurse për përgjigje në çelësin e përgjigjjeve kishte dinosaurin, një kafshë e zhdukur prej shumë vitesh.













