Telekomit i shtyhet afati vetëm deri me 15 qershor për borxhin ndaj Z-Mobile’it

Telekomit i shtyhet afati vetëm deri me 15 qershor për borxhin ndaj Z-Mobile’it

Komiteti ndërministror për ndërmarrje publike, i udhëhequr nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka ftuar në takim pune bordin dhe ekzekutivin e Telekomit të Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë Dardafon.net (Z mobile). Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, zv.ministri i Financave, […]

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, zv.ministri i Financave, Fatmir Gashi dhe zv. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Siç njofton MZHE, kërkesa e Komitetit ndërministror ishte që të krijohet një mundësi e re për të dyja palët që të punojnë në një plan program të ri të pagesave, pa e ndërlidhur me punën e negociatave dhe rezultatin final të tyre dhe pa presion që negociatat të përfundojnë në favor të njërës palë.

“Borxhi ndaj kompanisë në fjalë është vendosur nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Gjykata e Apelit, prandaj në këtë moment edhe është i pakontestueshëm. Pas një diskutimi nga të gjithë të pranishmit, palët u pajtuan që deri më 15 qershor të bëjnë një plan të pagesave ndaj këtij borxhi. Në këtë formë, grupet negociuese nuk do të vendosin temën e pagesës në diskutime”, thuhet në një njoftim për media.

Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit dhe Besa Shatri, kryetare e Bordit, janë zotuar që të dalin me një plan konkret të shlyerjes së detyrimeve ndaj Z Mobile, sipas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar. Me këtë propozim janë pajtuar edhe përfaqësuesit e Z Mobile, të cilët, në mënyrë që t’i jepet kohë Telekomit për të përpunuar planin, kanë pranuar që procesi i përmbarimit të detyrimeve të shtyhet deri më datën 15 qershor 2019.

“Palët janë shprehur të bindura se kjo qasje nënkupton mënyrën më të mirë për të ecur përpara, duke i mbrojtur interesat e të dyja ndërmarrjeve, si dhe duke respektuar ligjshmërinë e obligimeve kontraktuale. Anëtarët e Komitetit janë zotuar të shikojnë opsionet e garantimit nga Qeveria të kredisë investive për Telekomin”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?