Thaçi përfundon takimin me Mogherinin: Sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave

Ka përfunduar takimi i mbyllur në Tiranë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se i ka kërkuar shefes së BE-së Federica Mogherinit, që ”sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës”. Pos kësaj ai ka dalur […]
Ka përfunduar takimi i mbyllur në Tiranë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se i ka kërkuar shefes së BE-së Federica Mogherinit, që ”sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës”.
Pos kësaj ai ka dalur kundër deklaratës së Federica Mogherinit e cila tha se sapo të hiqet taksa është në gjendje të thërret takim për vazhdim të dialogut.
Për këtë Thaçi ka thënë se nuk pranon që të vazhdohet dialogu nëse ai kushtëzohet.












