Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Tahiri: Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se me reformat e nisura, do të ndryshohet rrënjësisht sistemi gjyqësor dhe prokurorial. Tahiri këtë deklaratë e ka bërë sot sot në një takim përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”. Me këtë rast, ministri Tahiri ka […]

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se me reformat e nisura, do të ndryshohet rrënjësisht sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

Tahiri këtë deklaratë e ka bërë sot sot në një takim përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.

Me këtë rast, ministri Tahiri ka theksuar se fuqizimi dhe ngritja e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit është në qendër të punës së tij.

“Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe parandalimin e korrupsionit, përfshirë agjendën e masave konkrete të Drejtësisë 2020, do t’i japin një formë tjetër sistemit gjyqësor, duke nisur kështu nga reformimi i mekanizmave për përgjegjësitë disiplinore, vlerësimin e performancës por edhe rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri.

Tahiri theksoi se rekomandimet e dhëna nga projekti i binjakëzimit, do të jenë të nevojshme për profesionalizmin e mëtejmë të sistemit gjyqësor.

“Të gjitha këto rekomandime do të merren parasysh tutje gjatë zhvillimit të reformave të nisura në këtë fushë. Jam i bindur që ndihma të cilën e kemi marrë na ka afruar sado pak ndaj vlerave mbi të cilat ngritet Bashkimi Evropian” ka thënë ministri Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?