Tadiq: Seanca për Kosovën, manipulim i Vuçiqit

Tadiq: Seanca për Kosovën, manipulim i Vuçiqit

Ish-kreu i shtetit serb, Boris Tadiq, ka folur për seancën e të hënës në Kuvendin e Serbisë, ku pritet që të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ku do të diskutohet për Kosovën. Ai ka thënë se një seancë e tillë është një mashtrim dhe farsë e Vuçiqit, për politikën e tij jo-transparente […]

Ai ka thënë se një seancë e tillë është një mashtrim dhe farsë e Vuçiqit, për politikën e tij jo-transparente lidhur me Kosovën.

Mbi të gjitha Tadiq thotë se është një cirk i presidentit serb.

“Para së gjithash, nuk bëhet fjalë për një seancë kushtuar Kosovës, por për manipulim me çështjen e Kosovës në mënyrë që të krijohet një iluzion për punën e Parlamentit. Ata që marrin pjesë në këtë manipulim nuk e forcojnë, por e dobësojnë parlamentarizmin në Serbi”, ka thënë sot Boris Tadiq, lideri Partisë Socialdemokrate dhe ish-president i Serbisë, duke u përgjigjur në pyetjen se pse një pjesë e opozitës nuk do të marrë pjesë në seancën për Kosovën, e cilën vetë opozita e kishte kërkuar.

I pyetur nga mediat serbe nëse ai pret nga presidenti Vuçiq t’u thotë diçka të re deputetëve lidhur me negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se nuk pret diçka tjetër, përveç një demagogjie primitive dhe bartjes së akuzave në pushtetet e mëparshme.

“Fakti se Vuçiqi dhe kjo qeveri qe shtatë vjet nuk kanë bërë publik asnjë plan për Kosovën dhe nuk e hapin këtë temë në Kuvend dhe politikën për Kosovën e orientojnë në bartjen e përgjegjësive me akuza të rreme kundër pushteteve të mëparshme dhe me demagogjinë më primitive, me siguri nuk do ta pengojnë Vuçiqin për caktimin e seancës mashtruese lidhur me Kosovën”, tha ai.

Ai thotë se presidenti serb ka thirrur një seancë mashtruese për Kosovën për faktin se ai cakton atë mbledhjen për këtë temë në kohën kur opozita është duke e bojkotuar pjesëmarrjen e në Kuvend dhe kur regjimi i Vuçiqit po e humb prezantimin e deritashëm të demokracisë në opinionin ndërkombëtar.

“Është e qartë se plani i tij [Vuçiqit] i vetëm me këtë seancë është një farës propaganduese, kinse për të treguar se nuk është e vërtetë se ai nuk po e hap këtë temë në Parlament. Gjithashtu edhe të tregojë se si opozita është e papërgjegjshme dhe e pa interesuar për tema kyçe nacionale”, tha ai.

Ai gjithashtu tha e me këtë Vuçiq pretendon “të fshehë hipokrizinë e këtij pushteti , i cili nuk po ndryshon asgjë në atmosferën në Parlament, për çfarë opozita ka nisur bojkotin”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?