Svarqa flet për rrahjen brenda LDK’së në Ferizaj: Ja pse ndodhi

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa ka thënë se tani që LDK-ja po del e para në sondazhe ka përpjekje të individëve të shumtë për ta destabilizuar partinë. Ai ka thënë se ngjarja në Koshare ishte tubim, e jo Kuvend zgjedhor, dhe kur ky ka propozuar që të kryhen procedurat për zgjedhje, […]
Ai ka thënë se ngjarja në Koshare ishte tubim, e jo Kuvend zgjedhor, dhe kur ky ka propozuar që të kryhen procedurat për zgjedhje, të gjithë të pranishmit kanë dashur të votojnë, shumë prej tyre pa qenë delegatë.
Ai ka thënë për KTV se është larguar nga tubimi, pas incidentit dhe nuk është në dijeni se dikush është arrestuar.
Lajmin për përleshjen dhe personat e arrestuar e ka konfirmuar edhe majori i Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.
“Mund ta konfirmoj se katër persona janë arrestuar deri më tani dhe një person tjetër i dyshuar gjendet momentalisht në QKUK për tretman të mëtutjeshëm shëndetësor”, ka thënë Hajdini.
Ai ka shtuar se në bazë të udhëzimeve të Prokurorisë së Shtetit jemi ende në vazhdën e hetimeve për faktin se dyshohet që ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë përleshje fizike.
Ditë më parë kishte ndodhur një përleshje e LDK-së në Mitrovicë.












