Sulmi ndaj gruas rome në Ferizaj, deputeti Kinolli thotë se do t’i bëjnë një zgjidhje asaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë 6+, Albert Kinolli në një prononcim për Periskopin ka folur për gruan rome e cila gjatë kësaj jave dy herë u sulmua për shkak të pretendimeve se ajo kidnapon fëmijë. Kinolli tha se bashkë me institucionet e Kosovës, janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje […]
Kinolli tha se bashkë me institucionet e Kosovës, janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje për këtë grua, shkruan Periskopi.
Në këto momente gruaja gjendet e strehuar në Stacionin policor në Feriaj dhe deputeti Kinolli është rrugës për ta vizituar atë.
“Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Lipjan, kur disa të mitur dhe adoleshentë gjimnazistë e kanë rrahur këtë grua rome, të shtyrë nga disa media të shkruara, kinse kjo grua është kindapuese e fëmijëve dhe në atë kontekst kanë reaguar disa qytetar padrejtësisht, të cilët duke mos qenë drejt të informuar e kanë rrahur” tha Kinolli për Periskopin.
“Kam lajmëruar Policinë e Kosovës, kam kontaktuar para dy ditëve me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Shalaj dhe ai në dakordim me policinë rajonale të Lipjanit në dakordim me institucionet e Kosovës, ata para dy ditësh e kanë strehuar këtë grua në një strehimore në Lipjan, pas disa orësh, ajo me vetëdëshirë e ka lëshuar atë strehimore kështu që sot ajo u gjend në qendër të Ferizajit, ku nga një person i papërgjegjshëm, në mes të qytetit është rrahur brutalisht, ku policia e ka strehuar në stacionin policor, ku momentalisht viktima gjindet. Për momentin jam rrugës, ta shiqoj dhe të njoftohem nga vendi i ngjarjes se si është situata me këtë viktimë dhe në dakordim me institucionet e Republikës së Kosovës, të shohim se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për këtë grua rome, e cila padrejtësisht në mënyrë brutale dy herë është rrahur”, tha Kinolli. /Perikopi












