Stavileci shpërthen ndaj ‘mohuesve të shtetit’ e ‘hejterave’: Jam i lindur veç me fitu, ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj kah 25

Stavileci shpërthen ndaj ‘mohuesve të shtetit’ e ‘hejterave’: Jam i lindur veç me fitu, ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj kah 25

Zyrtari i PDK’së, Blerand Stavileci ka dalë me një status të çuditshëm sot në profilin e tij në Facebook. Ai ka ngritur veten në qiell, duke numëruar sukseset e tija jetësore. Stavileci nga fjalët e shkruara, duket mjaft i mllefosur, ndonëse nuk ka përmendur emra. Ai ju ka drejtuar ‘mohuesve të shtetit’, ‘xhelozave e hejterave’, […]

Ai ju ka drejtuar ‘mohuesve të shtetit’, ‘xhelozave e hejterave’, duke aluduar tek Vetëvendosje por edhe tek kundërshtarët e tij në basketboll, duke marrë parasysh që udhëheq edhe klubin ‘KB Prishtina’, transmeton Periskopi.

Stavileci ditë më parë ishte përplasur ashpër me liderin e VV’së, Albin Kurtin. Të dy me replika përmes Facebook’ut kishin atakuar njëri-tjetrin. Madje Stavileci e kishte fyer Kurtin duke e quajtur mashtrues dhe shpifës me mendje të korruptuar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, zyrtarë të VV’së thanë se Blerand Stavileci ka ndikuar në mbylljen e hetimeve rreth rrahjes së gruas së tij para një viti.

Si duket këto rrethana kanë bërë që zyrtari i PDK’së të dalë me status të tillë.

Ja postimi i plotë i Blerand Stavilecit:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:
Pa modesti se boll ke ma!
Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.
Tash mbani pak edhe shënime:
N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!
Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!
Edhe për fund:
Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?