Specialistja kirurgjike tregon a bëhet fryrja e buzëve dhe rritja e gjoksit në QKUK

Specialistja e kirurgjisë plastike Dr. Violeta Zatriqi ka treguar nëse mund të bëhet apo jo fryrja e buzëve dhe rritja e gjoksit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK. Mjekja ka thënë se për këto intervenime ka kapacitete profesionale në këtë klinikë, por ato nuk aplikohen për shkak të mungesës së hapësirës dhe fluksit të […]

Mjekja ka thënë se për këto intervenime ka kapacitete profesionale në këtë klinikë, por ato nuk aplikohen për shkak të mungesës së hapësirës dhe fluksit të madh të pacientëve për shërbime jetike.

“Nuk i kryjmë intervenimet kirurgjike estetike, fryrje të buzëve apo gjoksit sepse kemi mungesë të hapësirës dhe sallës operatore. Fluksi i pacientëve me patologji të tjera është i madh dhe kanë prioritet. Ne nuk mund ta lëm një pacient me djegie apo karcinom, dhe të operojmë një vajzë që dëshiron rritje gjoksi”, ka deklaruar Zatriqi në emisionin “Studio e hapur” në RTK.

Mjekja ka treguar tutje se në këtë klinikë diegiet janë patologjia më e shpeshtë. “Fatkeqësisht djegia është patologjia më e shpeshtë që ballafaqohemi çdo ditë dhe ne nuk kemi një qendër për djegie. Pacientët që kanë djegie mbi 50 për qind duhet të referohen jashtë vendit dhe kostoja është e madhe. Mungesa nuk është profesionale, por nevojitet salla operatore ku bëhet pastrimi dhe fashimi çdo ditë. Na nevojitet mjekimi intensiv në klinikë, një dhomë speciale për pastrimin e pacientëve”, ka thënë Zatriqi.

Ajo ka bërë të ditur se projekti për këtë qendër është bërë që një kohë të gjatë, ndërsa tani po shpresojnë që të miratohet nga menaxhmenti aktual i QKUK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?