Sokol Bashota dënohet me 6 muaj burg me kusht

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është dënuar me 6 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë. Bashota akuzohet se për 3 vite sa ka qenë kryetar i komunës së Klinës kishte fshehur një banesë dhe një veturë në deklarimin e pasurisë. Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMW X5, në […]
Bashota akuzohet se për 3 vite sa ka qenë kryetar i komunës së Klinës kishte fshehur një banesë dhe një veturë në deklarimin e pasurisë.
Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMW X5, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë, në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.
Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën Jeep dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.
Gjykatësi i ka dhënë afat prej 15 ditësh për ankesë.
Bashota para pak ditësh është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Klinë.












