S’ka certifikata origjinale, qytetarët s’arrijnë të aplikojnë për viza

S’ka certifikata origjinale, qytetarët s’arrijnë të aplikojnë për viza

Qytetarët e Kosovës edhe për disa muaj nuk do të kenë mundësi të pajisen me certifikata origjinale. Kjo për shkak se komunat do të vazhdojnë të kenë mungesë të materialit për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile. Me këtë gjendje, komunat po përballen që nga fundi i marsit pasi që OSHP-ja kishte anuluar tenderin për […]

Kjo për shkak se komunat do të vazhdojnë të kenë mungesë të materialit për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile.

Me këtë gjendje, komunat po përballen që nga fundi i marsit pasi që OSHP-ja kishte anuluar tenderin për furnizim me letër për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile, raporton KTV.

Më së shumti ankesa ka pasur nga banorët e Prishtinës, të cilët janë të mllefosur nga kjo gjendje.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, pohon se qytetarëve po u lëshohen certifikatat nga letra e thjeshtë, e sipas tij, ky format nuk po shkakton probleme.

Nushi thotë se MPB-ja është dashur të kërkojë nga Qeveria mjete për furnizim emergjent me letër adekuate, para se të hapte procedurat tenderuese.

Sipas Nushit, komuna posedon afër 500 letra origjinale, por ato po ruhen për rastet emergjente të personave që kërkojnë shërim jashtë vendit.

Mësohet se për shkak të kësaj, disa qytetarë kanë humbur terminët në ambasada pasi certifikatat që lëshohen aktualisht, nuk u janë pranuar.

Drejtori i Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë se shkaku i procedurave të prokurimit, rrezikohet që përzgjedhja e operatorit për furnizim me letër të zgjasë me muaj.

Komunat edhe në fillim të vitit 2016 ishin përballur me mungesë të letrës adekuate për lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?