Sipas LDK’së, Raporti i Progresit paraqet gjendjen reale në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i progresit që iu dorëzua institucioneve të Kosovës nga Komisioni Evropian është i njëjtë me shqetësimet që kjo parti i ka ngritur në vazhdimësi. Deputeti Armend Zemaj tha se sistemi i drejtësisë mbetët në ndikim të plotë politik. “Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane. […]
Deputeti Armend Zemaj tha se sistemi i drejtësisë mbetët në ndikim të plotë politik.
“Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane. Komisioni evropian rekomandon qe Kosova të ndërtojë konsensus që të vazhdojë rrugën drejt integrimit”, tha Zemaj.
Ai tha se për ta shqetësuese është mos zbatimi i programit të MSA-së.
Deputetja Vjosa Osmani tha se reformat për agjendën evropiane janë duke shkuar me një hap shumë të ngadalësuar.
“Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin e prokurorinë”, tha ajo.
Sipas Osmanit për shkak të dështimeve në sferën e brendshme, imazhi i Kosovës në botë asnjëherë nuk ka qenë më i keq. nuk ka asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nuk ka njohje.












