Shkon në 18 numri i alpinistëve të vdekur në malet e Nepalit

Shkon në 18 numri i alpinistëve të vdekur në malet e Nepalit

Zyrtarët kanë thënë se një alpinist britanik ka vdekur në malin e Everestit të shtunën, duke e çuar në tetë numrin e të vdekurve në majën më të lartë në botë dhe në 18 numrin e viktimave në Himalajet e Nepalit vetëm gjatë këtij sezoni të ngjitjeve. Sipas zyrtarëve të ngjitjeve, shumica e viktimave e […]

Sipas zyrtarëve të ngjitjeve, shumica e viktimave e kanë humbur jetën për shkak të dobësisë fizike, lodhjes së tepërt dhe vonesave gjatë rrugës për t’u ngjitur në majën 8850 metra të lartë.

Robin Fisher, 41 vjeç, vdiq në të ashtuquajturën “zonë e vdekjes”, e cila njihet për nivelin e vogël të oksigjenit. Lajmin e bëri të ditur Mira Acharya, zyrtare e departamentit për turistë. Ai është personi i tetë që humbi jetën në sezonin aktual të ngjitjeve, i cili përfundon këtë muaj.

“Ai vdiq për shkak të dobësisë pas ngjitjes së gjatë dhe lëshimit të vështirë. Ai ishte duke u lëshuar së bashku me ndihmësit vendës kur papritmas u alivanos”, shtoi ajo.

Garret Madison nga kompania “Madison Mountaineering”, e cila i sponzorizon alpinistët që ngjiten në Majën e Everestit, tha se shumë prej tyre nuk ishin të kualifikuar dhe të pajisur si duhet. Sipas tij, ata nuk e kishin përkrahjen e nevojshme për t’u ngjitur dhe për t’u lëshuar në mënyrë të sigurt.

“Nëse ata do të ishin së bashku me një ekip të fuqishëm dhe me përvojë, ka gjasa që do të kishin shpëtuar, por me përkrahje minimale, gjërat vështirë kthehen në vendin e duhur kur diçka nuk shkon mirë”, tha ai.

Maja e Everestit mund të arrihet edhe përmes rrafshnaltës së Tibetit dhe ka pasur raportime se edhe nga ajo pjesë ka pasur viktima sivjet, shkruan “Reuters”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?