Shala: S’ka marrëveshje pa SHBA’në, Kosova e Serbia peng të njëra-tjetrës

Shala: S’ka marrëveshje pa SHBA’në, Kosova e Serbia peng të njëra-tjetrës

Blerim Shala, Këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht përfshirjes së madhe të Gjermanisë e Francës në gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë s’do të ketë rezultate pa SHBA’në. “Zatën, dihet që pa SHBA-në, nuk mund të ketë Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Shala, në një tekst […]

Blerim Shala, Këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht përfshirjes së madhe të Gjermanisë e Francës në gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë s’do të ketë rezultate pa SHBA’në.

“Zatën, dihet që pa SHBA-në, nuk mund të ketë Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Shala, në një tekst autorial, i botuar në lajmi.net

Sipas tij, marrëveshje mes dy vendeve është e pashmangshme pasi po mbahen peng dy shtetet.

“Kosova dhe Serbia, për shkaqe të njohura, e kanë njeri-tjetrin peng. Nuk ka si të ndryshojë ky raport gjithsesi i padëshiruar, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd. Pra, Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është e pashmangshme”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, Shala ka shkruar se me atmosferën aktuale politike në Kosovë e Serbi vështirë se mund të ketë një pajim në një periudhë afatmesme.

“Në Serbi është në fuqi mohimi i krimeve të bëra para njëzet viteve. Në Kosovë po kërkohet javëve të fundit që këto krime të adresohen edhe me krijimin e një Tribunali të veçantë.Aktualisht pra, është një humnerë e madhe midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve figurativisht nënkupton ndërtimin e një ure në mes të këtyre dy shteteve”, ka shtuar ai.

Këshilltari i Thaçit ka komentuar edhe Samitin e Berlinit duke thënë se edhe Samiti i radhës në Paris konfirmojnë se Gjermania e Franca kanë vendosur të jenë faktorë në zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi.

“Në anën tjetër, pas Samitit të Berlinit të 29 prillit, dy kryepolitikanët e Evropës së sotme, Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron, janë shfaqur të vullnetshëm që të kontribojnë, së bashku me BE-në, që të tejkalohet situata e njohur e paralizës së plotë të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbië. Zatën, ftesa për Paris, me 1 korrik, është një vërtetim që tash e tutje, Berlini dhe Parisi do të jenë faktorë në ndërmarrjen ndërkombëtare të zgjidhjes së këtij kontesti të madh në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?