Shala: Në treg nuk ka mallra që janë futur nga kontrabandimi

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka folur rreth aksionit të policisë në veri të vendit i cili është marrë për arsye të kontrabandimit me mallra, duke thënë se në treg nuk qarkullojnë mallëra që janë futur në mënyrë ilegale – shkruan Periskopi. “Brenda tregut të Kosovës nuk kemi has në mallra të cilat […]
“Brenda tregut të Kosovës nuk kemi has në mallra të cilat janë futur dhe janë në treg e të cilat janë duke u shitur pa i kryer procedurat e një ligji apo doganës”, tha Shala.
Ai gjithashtu tha se deri tani ne si Ministri nuk kemi pasë informacione se ka mallra në treg që janë futur nga kontrabanda.
“Ne nuk kemi has në këso mallra, por kjo nuk nënkupton që institucionet tjera nuk kanë pas informacione për mallra që janë fut pa doganuar”, tha ai në Rubikon
Në treg deri me tash inspektoriati nuk ka hasë në mallra që kanë hy në tregun e Kosovës në mënyrë të kontrabanduara.
Ndër të tjera, Shala ka folur për aksionin e policisë në Veri duke thënë se është i kënqur me punën e djemve dhe vajzave që janë zyrtar të zbatimit të ligjit në Kosovë./Periskopi/












