Serbët bllokojnë ROSU’n në Zubin Potok (Foto)

Mediat serbe po raportojnë se qytetarët serbë në veri nuk po e lejojnë hyrjen e ROSU’së në Zubin Potok, raporton Periskopi. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovcë. Përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera. […]
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovcë.
Përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera.
Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Mësohet se deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.
Këtë operacion e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Sipas këtij njoftimi, disa zyrtarë policorë dhe qytetarë dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”,“Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.
Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur./Periskopi/














