Rusia po furnizon Serbinë me helikopter dhe tanke

Gjatë të mërkurës në Serbi, nga Rusia janë sjellë dy helikopterë Mi-35M dhe një tank T-72MS. Pritet që këto pajisje të paraqiten të premten në një paradë në Nish. Sipas “Sputnik” këto pajisje njihen si “forcat e blinduara të fluturimit” dhe “vrasësit e tankeve” janë vendosur në aeroportine Batajnicës. Burime jo-zyrtare thonë se Rusia deri […]
Gjatë të mërkurës në Serbi, nga Rusia janë sjellë dy helikopterë Mi-35M dhe një tank T-72MS.
Pritet që këto pajisje të paraqiten të premten në një paradë në Nish.
Sipas “Sputnik” këto pajisje njihen si “forcat e blinduara të fluturimit” dhe “vrasësit e tankeve” janë vendosur në aeroportine Batajnicës.
Burime jo-zyrtare thonë se Rusia deri në fund të vitit do ta furnizoj Serbinë edhe me katër helikopterë Mi-35 dhe tre Mi-17.
Helikopteri Mi-35 është një helikopter rus luftarak që pilotët sovjetikë e quajnë këtë helikopter një “tank fluturues” ose “krokodil”, përcjellë Periskopi.
Serbia në vitin 2015, kontraktoi me Moskën ku kërkoi 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara BRDM.
Në bazë të kësaj kërkese, Sputnik shkruan se këto pajisje duhet të dorëzohen në Serbi në javët e ardhshme.
Tanket T-72, në një version të modernizuar, konsiderohet si një nga tanket më të mira të bëra ndonjëherë.













