Rusia merr urdhër nga Tribunali i OKB-së: Të lirohen mënjëherë 24 marinarët e Ukrainës

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për çështje detare ka vlerësuar se Rusia duhet t’i lirojë menjëherë 24 marinarët e Ukrainës dhe tri anijet e tyre, të cilat autoritetet ruse i kishin kapur në nëntor të vitit të kaluar. Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit me bazë në Hamburg të Gjermanisë e mori këtë vendim pasi […]

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit me bazë në Hamburg të Gjermanisë e mori këtë vendim pasi rasti ishte paraqitur nga autoritetet ukrainase kundër forcave ruse të sigurisë.

Rusia i kishte rrëmbyer tri anijet afër urës së Ngushticës së Kerçit në nëntor të vitit të kaluar. Kjo ngushticë lidh pjesën kontinentale të Rusisë me gadishullin e Krimesë.

Presidenti i këtij tribunali, Jin Hyun Paik, tha se gjykatësit kanë vendosur që Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë tri anijet Ukrainës dhe t’i lirojë marinarët që të kthehen në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi ndaj këtij vendimi, duke thënë se Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit nuk mund të zbatohet në mosmarrëveshjen për incidentin e Ngushticës së Kerçit.

Ukraina i ka mohuar pretendimet e Rusisë se këto anije kishin hyrë në ujërat territoriale ruse në mënyrë ilegale.

Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe organizata tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lirojë marinarët dhe t’ia kthejë anijet Ukrainës, shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?