Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut

Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate për media ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e sotëm policor në komunat veriore të vendit. Në deklarata flitet edhe për numrin e të arrestuarve, ëprfshirë edhe rusin Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov për të cilin thuhet se kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut. “Në […]

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate për media ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e sotëm policor në komunat veriore të vendit.

Në deklarata flitet edhe për numrin e të arrestuarve, ëprfshirë edhe rusin Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov për të cilin thuhet se kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.

“Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z. Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës janë arrestuar deri tani 19 zyrtarë policorë të dyshuar për vepra penale. Zyrtarët policor të arrestuar janë sjellë në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Janë arrestuar nga ana e Policisë edhe nëntë qytetarë tjerë për të cilët kishte urdhërarrest dhe shtatë qytetarë të cilët kanë penguar Policinë në përmbushjen e detyrave të saj.

MPB thotë se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet ku është e përfshirë Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Inspektorati Policor i Kosovës sipas autorizimeve të prokurorit kompetent”, vijoi deklata.

Sipas MPB-së, operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. MPB nënvizon faktin se veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik, duke theksuar se ditë më parë një operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura. Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin. Gjatë largimit të barrikadave gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit që morën pjesë në operacionet e sotme, si dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë pjesëtarit të plagosur të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?