Rrëzohet qeveria e Sebastian Kurz, disa fakte interesante për të

Parlamenti i Austrisë ka votuar për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kancelarit Sebastian Kurz në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Partneri i tij i koalicionit qeverisës, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), mbështeti mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita Social Demokratët (SPÖ). FPÖ ishte përfshirë në një skandal politik pas publikimit […]
Partneri i tij i koalicionit qeverisës, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), mbështeti mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita Social Demokratët (SPÖ).
FPÖ ishte përfshirë në një skandal politik pas publikimit të një videoje sekrete, e cila i dha fund koalicionit.
Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se kush do të jetë kancelari. Ky lider do të kryesojë një qeveri teknike përpara zgjedhjeve të pritura në shtator.
Kurz, kreu i Partisë Popullore Austriake, është kancelari i parë në historinë austriake të pasluftës që ka humbur në votimin e mosbesimit.
Në moshën 32 vjeç, ai është udhëheqësi më i ri i shtetit në botë.
Kështu, Kurz 32-vjeçar është kancelari që ka qenë në kohën më të shkurtër që nga viti 1945, shkruan Krone. Ai gjithashtu bëhet kancelari i parë në historinë moderne të vendit që është i detyruar të japë dorëheqjen pas një votë mosbesimi.
Presidenti i vendit, Alexander van der Bellen, tani do të emërojë një kancelar të përkohshëm në pritje të zgjedhjeve të vendit në shtator. Kurz premtoi menjëherë pas votimit se ai do të kontribuojë për stabilitetin e vendit deri në zgjedhje.
“Ne premtojmë që mos të bëjmë pengesa në rrugën e qeverisë së ardhshme, por ta mbështesim mënyrën më të mirë”, tha ai./Periskopi/












