Rrëfimi nga familjarët, dikush ia përgatiti vrasjen Naser Murselajt – 32 vjeçarit që u gjet në oborr me plumb në gjoks

Rrëfimi nga familjarët, dikush ia përgatiti vrasjen Naser Murselajt – 32 vjeçarit që u gjet në oborr me plumb në gjoks

Djali që i gjithë rrethi i tij e njihte si punëtor, të pa fjalë, të kulturuar dhe asnjëherë të përfshirë në probleme, mëngjesin e sotëm u gjet me plumb në gjoks i shtrirë në oborr të shtëpisë. Pa shenja jete. Më poshtë e keni rrëfimin nga Qifllaku i Rahovecit ku u gjet i vrarë 32 vjecari. […]

Mister i madh është krijuar për vrasjen e Naser Murselaj, 32 vjeç, nga fshati Qifllak i Komunës së Rahovecit. Kur dëgjon rrëfimin e familjarëve duket se kurthi është e menduar mirë nga personi që ia ka përgatitur vrasjen Naserit. Familja dyshon se krimi është kryer jashtë oborrit të shtëpisë sepse në vendin e ngjarjes (ku 32 vjeçari është gjetur i vdekur), nuk janë parë shenja të gjakut. Familja s’ka dëgjuar as krisma të plumbave.

Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot në Qifllak të Rahovecit. Djali i axhës së Naserit, Xhaviti, rrëfen për ngjarjen e rëndë.

Në kujtim të Naserit, pranë shtëpisë së familjes Murselaj, ishin mbledhur kushërinj dhe të afërm të tjerë.

Pranë shtëpisë së viktimes

“Naseri u gjet në oborr i mbytur, tani e kemi lajmëru rastin në polici. Në orën gjashtë të mëngjesit e kemi pa trupin, as krisma nuk kemi dëgju…as shenja në fytyrë nuk ka pas.”, thotë Xhaviti.

Dyshon se krimi ka mundur të ndodh në ndonjë lokacion tjetër sepse nuk janë dëgjuar krisma e as nuk janë parë shenja gjaku në vendin ku Naseri është gjetur i vdekur.

“Policia e pa se e ka një shenjë në gjoks me plumb. Tani thanë se ka dyshime mos është i ardhur nga ndonjë vend tjetër se në oborr nuk paska shenja dhe gjak”, rrëfen Xhaviti.

Xhaviti që kishte ndenjur me Murselin mbrëmë deri në orën 20:00, shprehet i habitur se si ka mundur të ndodhë vrasja. Pasi për personalitetin e djalit të axhës flet vetëm fjalë të mëdha.

“Probleme s’ka pas me kerkond, u kan djalë i mirë dhe punëtor. Ka punu me mbet gjallë. As s’ka pas borxhe as ngatërresa. Veç ka qeshë, kumedit në çfarë problemi me kanë ai ka qesh. Ai ju ka ikë ngatërresave. Nuk u përla me llafe me ardhë deri te konflikti i madh. Brenda katunit as në rrethinë s’kemi pas telashe”, thotë Xhaviti.

Naser Murselaj, 32 vjeç

Deri më tani as policia dhe as Prokuroria Themelore e Gjakovës, përveç se kanë konfirmuar se bëhet fjalë për vrasje nuk kanë ndonjë dyshim se për çfarë motivi e vranë 32 vjeçarin dhe kush e bëri këtë krim.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, tha për Gazetën Express se organet e hetuesisë po punojnë për zbardhjen e vrasjes së Naser Murseljat duke shtuar se “është rast mjaftë i rëndë”.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ka konfirmuar prokuroria.

Autopsia pritet të përfundojë deri nesër më pas trupi i pa jetë do t’i dorëzohet familjes për ceremoninë mortore.

Edhe familjarë më të largët të Naserit thanë se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund t’ia ketë përgatitur vrasjen atij. Po ashtu vazhdimisht potenconin se nuk dinin gjë për motivin, mohonin kategorikisht se ai kishte mundur të ketë probleme me dikë.

“Skem asnjë dyshim te askush, me pas dyshim nuk rrim kështu. Edhe nëse e ke ofendu ka kesh, ka punu ka ly shtëpia”, tha një kushëri i Naserit.

14 persona u vranë për katër muaj në Kosovë:

Për katër muaj në Kosovë janë vrarë 14 persona. Motivet e këtyre vrasjeve lirisht mund të cilësohen banale. Mosmarrëveshje në familje, probleme me trashëgiminë e pronës, gjakmarrje, vjedhje, etj, janë disa nga motivet që i futën nën dhe njëmbëdhjetë burra dhe tri gra brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore.

Vrasjet kanë ndodhur në këto komuna:

Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (1 burrë dhe 2 gra), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra),  Lipjan (1 burrë), Skenderaj (1 burrë), Prizren (1 bebe, gjinia mashkullore), Rugovë (1 burrë), Viti (1 burrë) dhe Rahovec (1 burrë).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?