Rrahje mes dy grupeve në Lipjan, katër të arrestuar (Video)

Për këtë përleshje që ndodhi të enjten ndërmjet këtyre të rinjve, në Lipjan u desh që Policia të intervenonte dhunshëm. Një video ku shihen disa të rinj duke u përleshur në hapësirat e një marketi në qendër të Lipjanit, është bërë kryetemë ditëve të fundit në rrjetet sociale. Dëshmitarët që nuk kanë dashur të flasin […]

Një video ku shihen disa të rinj duke u përleshur në hapësirat e një marketi në qendër të Lipjanit, është bërë kryetemë ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Dëshmitarët që nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë treguar se edhe një ditë pas, të njëjtit persona janë përleshur, porse për çfarë, arsyet nuk i dinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar KTV-ja, E.B dhe I.B kanë sulmuar fizikisht një person me inicialet E.A, që të gjithë së mesme të klasës së 12.

Ndërsa, nëpërmjet telefonit E.B ka thënë krejt të kundërtën, që disa persona pa ndonjë arsye vetëm kanë filluar që t’i sulmojnë fizikisht atë dhe disa shokë të tij.

Më tutje, ai ka treguar se zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe shokëve të tij, si në vend të ngjarjes, e po ashtu edhe pasi janë dërguar në stacion policor.

“Kohavisioni” ka mësuar se personat që janë ndaluar nga Policia, janë një grup i cili pothuajse çdo herë krijon probleme në këtë qytet.

Televizioni ka kërkuar përgjigje nga Policia për këtë rast, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?