‘Ringjallet’ Shteti Islamik, lajmërohet nga ky shtet

Shteti Islamik ka deklaruar për herë të parë se e ka themeluar një provincë në Indi, pas përleshjeve mes militantëve dhe forcave të sigurisë në rajonin e kotestuar të Kashmirit, me ç’rast ishte vrarë një militant. Agjencia e lajmeve e ISIS-it njoftoi se province e re quhet Vilajeti i Hindit dhe se ky grup merr […]

Agjencia e lajmeve e ISIS-it njoftoi se province e re quhet Vilajeti i Hindit dhe se ky grup merr përgjegjësinë për pasojat ndaj ushtrisë indiane në qytetin e Amshiporas, i cili shtrihet në krahinën Shopian të Kashmirit.

Deklarata e ISIS-it përputhet me një deklaratë të policisë indiane, e cila u publikua të premten. Sipas saj, një militant i quajtur Ishfaq Ahmad Sofi u vra gjatë aksionit në Shopian.

Njoftimi i ISIS-it për themelimin e provincës së re duket se është bërë me qëllim të forcimit të pozitës së tij pas dëbimit të grupit nga kalifati i tyre në Siri dhe Irak, ku dikur kontrollonte territor prej mijëra kilometrash katrorë.

ISIS-i i ka shtuar sulmet vetëvrasëse kohëve të fundit. Ky grup e mori përgjegjësinë për sulmet me bomba në disa kisha dhe hotele të Sri-Lankës, në të cilat mbetën të vdekur 253 persona.

Separatistët kanë luftuar kundër pushtetit indian në Kashmirin me shumicë myslimane për dekada të tëra. Shumica e këtyre grupeve kërkojnë pavarësi për rajonin ose bashkim të tij me Pakistanin, shkruan “Reuters”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?