Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpresë për agjendën evropiane të Kosovës

Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpresë për agjendën evropiane të Kosovës

Rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, po shihen si shpresë për këtë union, por edhe për agjendën e Kosovës. Megjithatë, u tha se tek në pjesën e dytë të vitit, mund të presim diçka konkrete, sa i përket liberalizimit të vizave. Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian tregon se fitues të garës janë partitë pro […]

Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian tregon se fitues të garës janë partitë pro Bashkimit Evropian, e sidomos “të gjelbrit” që kanë pasur rritjen më të madhe. Kurse paritë euroskeptike rritje të konsiderueshme.

E, ky rezultat sipas Artan Muratit, nga Instituti Demokratik i Kosovës do të thotë optimizëm për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

“Republika e Kosovës mundët me qenë optimiste për një të ardhme evropiane paksa më mirë të definuar se që ka qenë deri më tani. Lajmi i parë i mirë përkon me faktin se nuk ka rritje të madhe të subjekteve të cilat e kundërshtojnë Bashkimin Evropian dhe zgjerimin e BE-së rrjedhimisht. Një rritje e madhe e këtyre subjekteve do të thoshte politika kundër Bashkimit Evropian dhe kundër zgjerimit të saj qoftë në Parlament, apo në Këshillin e Evropës, mirëpo një gjë e tillë u evitua fatmirësisht. E kemi parë që ka rritje të liberalëve dhe të gjelbërve dhe këto dy grupe kanë qenë në vazhdimësi pro zgjerimit të Bashkimit Evropian edhe me shtetet e Ballkanit perëndimor”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Murati.

Kurse njohësi i integrimeve Evropiane, Besnik Vasolli, thotë se pavarësisht që partitë pro evropiane kanë fituar, nuk shpreson se deri në pjesën e dytë të vitit të merret ndonjë vendim rreth heqjes së vizave për Kosovën.

“Për Ballkanin perëndimor edhe Kosovën nuk pres ndonjë ndryshim të madh rrënjësor pozitiv, por as negativ sa i përket zgjerimit të mëtutjeshëm… Shkaku i zgjedhjeve, kemi parë një diskurs publik që nuk ishte i favorshëm për Kosovën sa u përket vizave. Tani pres që të ketë rënie të tensioneve dhe të kemi lajme pozitive, por nuk besoj se liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi këtë vit. Shansat janë që vendimi të merret këtë vit, ndërsa udhëtimi pa viza të mund të bëhet vetëm vitin tjetër”, tha  Vasolli, përcjell Telegrafi.

Pas rezultateve të zgjedhjeve në PE, edhe  Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, përmes një postimi në Facebook tha se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

Këto zgjedhje kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur mbi 50% të daljes së votuesve.

Gjithashtu në këto zgjedhje për herë të parë edhe një deputete shqiptare që jeton në Suedi, Arba Kokalari, ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian.

Kronika për zgjedhjet e Parlamentit Evropian nga minuta 8:00 në videon e mësipërme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?