Reagimi i Bechtel Enkës për ish-punëtorin që tha se nuk guxon të kalojë nëpër Autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Reagimi i Bechtel Enkës për ish-punëtorin që tha se nuk guxon të kalojë nëpër Autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, është bërë dje me një ceremoni shtetërore. Punimet e autostradës me gjatësi prej 60 kilometrash që ka urën më të gjatë në Ballkan, i ka kryer konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”. Për cilësinë e autostradës, ka ngritur […]

Për cilësinë e autostradës, ka ngritur pikëpyetje një ish-punëtor i saj. Ai autostradën e ka quajtur të mirë vetëm në pamje dhe të rrezikshme për të qarkulluar, sepse siç shprehet “është e cilësisë së dobët”.

Për këto deklarata që ish-punëtori i Bechtel Enkës, Përparim Sadiku, i dha dje në T7, është përgjijgur zëdhënësja e kësaj kompanie, Ela Ruçi.

Ajo ka injoruar pretendimet e ish-punëtorit, derisa është shprehur e lumtur nga puna që është kryer në atë autostradë.

“Jam shumë  e gëzuar që përfunduam me sukses një autostradë të parametrave ndërkombëtarë”, tha ajo.

Sidoqoftë, ish-punëtori Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.

“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë këto informacione Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.

Punimet e kësaj autostrade kanë filluar në vitin 2014, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Gjatë ndërtimit të saj ka pasur edhe fatkeqësi si punëtorë të vdekur dhe të lënduar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?