Rama: Ndryshimi i kufijve s’kalon si miu në mustaqe, kush ka dy fije mend e di që s’bëhet fshehurazi

Rama: Ndryshimi i kufijve s’kalon si miu në mustaqe, kush ka dy fije mend e di që s’bëhet fshehurazi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogehrini, që po qëndron në Tiranë, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve. Nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se ajo nuk ka mundësi të bëhet fshehurazi, duke ironizuar me ata […]

Nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se ajo nuk ka mundësi të bëhet fshehurazi, duke ironizuar me ata që thonë se një gjë e tillë po bëhet jashtë syrit të publikut.

“Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshinë jo vetëm dy shtetet, por shtete të botës, parlamentet, parti politike, shoqëri, votime në referendume në fund, mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë si miu në mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund”, ka thënë Rama. “Por, mendoj se çdo person me dy fije mend në kokë e beson se kjo është një gënjeshtër”, ka thënë Rama më tej.

Në pjesën tjetër të konferencës ka folur për gjendjen politike në Shqipëri. Ka shprehur optimizmin e tij se të marrim rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Derisa duke komentuar raportin me opozitën, ka thënë se “miqtë kanë qenë të interesuar ta ndihmojnë lidhjen e komunikimit por vendimmarrja ka qenë e jona”.

“Së pari nuk shoh askënd që të shqetësohet si më 2017. Jo sepse çfarë ka ndodhur nuk është shqetësuese, por sepse ajo i tejkalon kufijtë e të durueshmes. Ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit kushtetues e ligjit. Zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën që të japë një zgjidhje. Tash kush qëndron në sistem qëndron, kush nuk qëndron ka zgjedhjen”, ka thënë Rama.

“Porosia e një manuali nazist nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është për të sulmuar njerëz”, ka thënë më tej ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?