Qytetarët serbë ndihmuan aksionin në Veri

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë konferencës për aksionin e policisë dhe arrestimin e disa personave, përfshirë zyrtarë të Policisë, Doganës dhe qytetarë tha se kanë qenë vet qytetarët serbë që kanë paraqitur prova për aksionin e sotëm. “Ju siguroj që operacioni nuk është vetëm i sotëm, por ndodhë tash e dy ditë. Është në shkallë vendi. […]
“Ju siguroj që operacioni nuk është vetëm i sotëm, por ndodhë tash e dy ditë. Është në shkallë vendi. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Prokurori ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre në bazë të provave dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme. Policia ka zbatuar obligimin ligjor. Provat dhe dëshmitë i kanë dhënë qytetarët serbë”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk ka logjikë që të pengohet zbatimi i ligjit. Serbia dhe Kosova aspirojnë të hyjnë në BE dhe nuk mund të hyhet në BE duke mbrojtur krimin”, është shprehur Haradinaj kur është pyetur për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ka gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë.












