Qeveria voton pro ndërtimit të kyçjeve të Vitisë dhe Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  njofton se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesat e Vitisë dhe Ferizajt për kyçjet shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa  të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e […]

Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa  të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e komunave në fjalë si dhe një grupi të deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës nga legjislatura e kaluar, të miratuara edhe nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit të Autostradës R6.

Meqë këto ndërhyrje nuk kanë qenë pjesë e projektit fillestar, në vazhdim nevojitet projektim dhe ndërtim i tyre, punë kjo që do të bëhet nga konsorciumi Bechtel Enka, punëkryes të tërë autostradës.

Vendimi për procedim të mëtutjeshëm të punëve në këto projekte, është dëshmi e vendosmërisë së Qeverisë Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, për plotësim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

MIT njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se autostrada Prishtinë – Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, do të hapet për qarkullim  të automjeteve, të mërkurën (29.05.2019), nga ora 17:00.

Paraprakisht, gjatë ditës, do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të këtij projekti, organizim ky nën partonatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?