Pse BE po hesht ndaj ndalesave të zyrtarëve kosovarë nga serbët në kufi

Pse BE po hesht ndaj ndalesave të zyrtarëve kosovarë nga serbët në kufi

Përderisa të shtunën u ndaluan nga autoritetet serbe këshilltari në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq, dhe këshilltari në Ministrinë e Bujqësisë, Srecko Spasiq, Bashkimi Evropian në anën tjetër po vazhdon të qëndrojë i heshtur kundrejt sulmeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk […]

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë me një reagim as dy ditë pas ndalimit të dy zyrtarëve serbë të Qeverisë e Kosovës, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën e kryeministrit Haradinaj, dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, të cilët të shtunën u ndaluan nga Policia e Serbisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ndalimi i zyrtarëve qeveritarë, kryesisht që vijnë nga radhët e Partisë Liberale Serbe të Kosovës, ka filluar që nga dhjetori i vitit të kaluar derisa deri më tani 9 zyrtarë serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës janë ndaluar dhe janë intervistuar nga këto organe, raporton “Zëri”.

Për një periudhë më të shkurtër se një vit Beogradi zyrtar ka ndaluar edhe kreun e Partisë Liberale Serbe të Kosovës Slobodan Petroviq, bashkëpunëtorët e tij Boban Stankoviq dhe Nebojsha Jakovljeviq, këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës.

Përpos tyre në janar të këtij viti Beogradi ka ndalur edhe dy pjesëtarët serbë të Ushtrisë së Kosovës Alen dhe Anel Ujkanoviq, të cilët ishin intervistuar nga autoritetet serbe për disa orë radhazi.

Sulmet e tilla të Serbisë drejt Kosovës përfaqësues të institucioneve të Kosovës i kanë quajtur të papranueshme dhe i kanë vlerësuar si provokime direkte të Serbisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?